Ballina Arritje Teknologji Çmimet e procesorëve Ryzen 9000 tkurren me 12 përqind

Çmimet e procesorëve Ryzen 9000 tkurren me 12 përqind

Dy modelet Ryzen 5 dhe Ryzen 7 dolën në shitje më 8 Gusht pasur nga dy modelet e tjera Ryzen 9 më 15 Gusht. Kur ende pa kaluar një muaj, procesorët tashmë do të kenë një zbritje çmimi.

AMD lançoi serinë Ryzen 9000 “Zen 5” për kompjuterët desktopë muajin e kaluar përfshirë modelet Ryzen 9 9950X, Ryzen 9 9900X, Ryzen 7 9700X dhe Ryzen 5 9600X.

Dy modelet Ryzen 5 dhe Ryzen 7 dolën në shitje më 8 Gusht pasur nga dy modelet e tjera Ryzen 9 më 15 Gusht. Kur ende pa kaluar një muaj, procesorët tashmë do të kenë një zbritje çmimi.

Konkretisht ato do të kushtojnë 12 përqind më pak sesa çmimi i listuar gjatë prezantimit të tyre zyrtar. Ryzen 9 9950X do të shitet për 620 dollarë nga 649 dollarë. Ryzen 9 9900X do të shitet për 440 dollarë nga 450 dollarë.

Së fundi Ryzen 5 9600X dhe Ryzen 7 9700X do të shiten për 260 dollarë dhe 350 dollarë krahasuar me çmimet e debutimit prej 280 dollarë dhe 360 dollarë respektivisht.

Shkurtimet e çmimeve vinë pasi procesorët nuk u pritën mirë në disa vlerësime të analistëve ku të dhënat e performancës së publikuara nga AMD nuk përputheshin me ato të testuesve.

AMD u detyrua të dërgonte një përditësim i cili rrit performancën me 20 përqind. Gjithashtu Tetori pritet të shohë procesorë të rinj ti bashkohen linjës Ryzen 9000, konkretisht modelet Ryzen 9000X3D.

Exit mobile version