Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Çmimet e gazit natyror rriten në Evropë pasi Rusia pakëson furnizimet

Çmimet e gazit natyror rriten në Evropë pasi Rusia pakëson furnizimet

Çmimi i gazit natyror për megavat-orë në Evropë është rritur me 5,87 për qind, me Evropën që kërkon burime alternative për të balancuar më pak vëllime të gazit natyror nga Rusia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Çmimi i gazit natyror për megavat-orë për kontratat e muajit e korrikut në Evropë, i treguar në pikën virtuale të tregtimit të gazit natyror me bazë në Holandë (TTF), sot u rrit në 124,66 euro nga 117,73 euro në mbylljen e të premtes.

Gjigandi rus i energjisë ‘Gazprom’ raportoi se furnizimi me gaz përmes gazsjellësit ‘Rrjedha Veriore’ nga 16 qershori mund të bjerë në 67 milionë metra kub në ditë, respektivisht nga niveli i zakonshëm prej 167 milionë metra kub.

Derisa Rusia pakëson sasinë e gazit natyror të dorëzuar në Bashkimin Evropian (BE), disa vende po i drejtohen qymyrit në një përpjekje për të prodhuar energji elektrike të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e tyre.

Të dielën, Gjermania njoftoi synimin e saj për t’i dhënë përparësi termocentraleve me qymyr dhe për të vendosur më shumë gaz natyror në depo për të reduktuar konsumin e gazit. ndërkohë, qeveria e Austrisë ra dakord me ndërmarrjen ‘Verbund’ për të kthyer një termocentral të ngrohjes me gaz aktualisht jashtë komisionit për të prodhuar energji elektrike nga qymyri.

Exit mobile version