Çmimet e gazit natyror në Evropë kanë arritur rekorde të reja, në kontekstin e rënies së vazhdueshme të rezervave të këtij burimi kryesor të energjisë, thelbësor për prodhimin e energjisë elektrike në kontinent.
Kjo rritje e jashtëzakonshme u zhvillua në sfondin e rritjes së kërkesës për gaz natyror nga burimet tradicionale (Rusia dhe Norvegjia), me rënien e vazhdueshme të rezervave në shumicën e 27 vendeve të BE-së.
Rënia e rezervave ka ndodhur, kryesisht, për shkak të dy faktorëve.
I pari ka të bëjë me rimëkëmbjen e ekonomive të vendeve evropiane nga ndikimi i pandemisë COVID-19.
Faktori i dytë është për shkak të rritjes së konsumit të energjisë me fillimin e dimrit në disa vende të Bashkimit Evropian.
Sipas një raporti të agjencisë ndërkombëtare të lajmeve Bloomberg, rezervat e gazit natyror në Evropë ranë në nivelin e tyre më të ulët në rreth 10 vjet, gjatë kësaj periudhe të vitit, me indikacione për një rritje edhe më të madhe të çmimeve. /atsh