Ballina Sport Futboll Cluji konfirmon largimin e Ajetit

Cluji konfirmon largimin e Ajetit

Mbrojtësi i Shqipërisë, Arlind Ajeti më nuk është pjesë e skuadrës së Clujit nga Rumania.

Drejtuesit e Clujit kanë konfirmuar të martën largimin e Ajetit edhe pse kishte kontratë me ekipin rumun deri në vitin tjetër.

Ajeti nuk bënte pjesë në planet e trajnerit të Clujit, Dan Petrescu për shkak të lëndimeve dhe për këtë arsye ka ardhur deri të largimi i tij.

30-vjeçari do të jetë pjesë e ekipit të Superligës së Turqisë, Bodrumspor dhe prezantimi i tij do të bëhet gjatë ditëve në vijim.

Detajet e marrëveshjes nuk janë publikuar por thuhet se Ajeti me Bodrumsporin do të firmos kontratë dyvjeçare kurse Cluji ka përfituar rreth 1 milion euro nga shitja e tij.

Ajeti këtë sezon ka vetëm një paraqitje për Clujin, ekip të cilit iu bashkua vitin e shkuar kurse karrierë ka bërë edhe në Itali, Danimarkë e Zvicrës.

Exit mobile version