Clubehouse intesifikon konkurrencën në tregun digjital

Facebook dhe Twitter filluan të zhvillojnë tipare që lejojnë bisedën audio, pasi Clubhouse, një aplikacion i rrjetit social që karakterizohet me audio-bisedë, ka intensifikuar konkurrencën në tregun digjital, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke sjellë qasjen e re në botën e mediave sociale me të ashtuquajturat “dhoma bisede” me bazë zëri, numri javor i përdoruesve të aplikacionit Clubhouse tejkaloi shifrën 2 milionë, sipas të dhënave të marra nga AA.

Twitter dhe Facebook, dy nga rrjetet më të njohura të mediave sociale në botë, filluan të punojnë në produkte alternative për të konkurruar me Clubhouse-in.

Twitter, i cili kohët e fundit vuri në zbatim mundësinë e quajtur “Fleet” me karakteristika të ngjashme me “historitë” (story) e Instagram-it, përgatiti “dhomat e bisedave” audio si një alternativë ndaj Clubhouse-it.

Për më tepër, u raportua se themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, po punon gjithashtu në një tipar të ngjashëm të quajtur “Fireside”.