Clinton pranon humbjen, e uron Trump-in

“Sapo morra një telefonatë nga Sekretaresha Clinton. Ajo më uroi mua dhe të gjithë neve për fitoren dhe unë e urova atë dhe familjen e saj për fushatën e fortë”, kanë qenë fjalët e para të Donald Trump si President i shpallur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Trump tha se Hillary luftoi shumë dhe ka punuar për një periudhë të gjatë dhe i shprehu mirënjohje për kontributin e saj.

“E kam shumë seriozisht”, shtoi ai, raporton CNN.