Claude lançon modelin më të fundit AI Sonnet 3.5

Claude 3.5 Sonnet do të jetë modeli i mesëm i linjës së Anthropic ndërsa modeli më i vogël quhet Haiku. Ndërkaq modeli më i fuqishëm i kompanisë është Opus.

Gara AI vijon ndërsa Anthropic ditën e sotme lançoi modelin e saj më të fundit, quajtur Claude 3.5 Sonnet për të cilin thotë se është po i barabartë apo edhe më i mirë sesa GPT-4o  ose Gemini.

Modeli i ri është i disponueshëm për përdoruesit në ueb dhe në iOS dhe Anthropic ka filluar ta ofrojë edhe për zhvilluesit gjithashtu.

Claude 3.5 Sonnet do të jetë modeli i mesëm i linjës së Anthropic ndërsa modeli më i vogël quhet Haiku. Ndërkaq modeli më i fuqishëm i kompanisë është Opus.

Por Anthropic thotë se Sonnet 3.5 tejkalon në performancë Opus 3. Ai është dy herë më i shpejtë sesa modeli i kaluar. Sipas Anthropic, Claude 3.5 Sonnet është më i mirë në shkrim dhe përkthim kodi, në interpretim diagramesh dhe grafikësh dhe në shkëputjen e tekstit nga imazhet.

Gjithashtu është përmirësuar në kuptimin e humorit e madje mund të shkruajë në gjuhë edhe më njerëzore. Së bashku me modelin e ri, Anthropic lançoi edhe Artifacts. Përmes tyre përdoruesit mund të shikojnë dhe ndërveprojnë me rezultatet e kërkesave në Claude.

Për shembull nëse i kërkoni modelit të dizajnojë diçka për ju, mund tu tregojë sesi do të ngjajë dhe njëherazi të kërkoni për ndryshime.

Anthropic lançoi Claude 3 Opus në Mars, duke thënë me krenari se ishte po aq i mirë sa GPT-4 dhe Gemini 1.0, përpara se OpenAI dhe Google të lëshonin versione më të mira të modeleve të tyre.

Tani, Anthropic ka bërë lëvizjen e radhës, dhe me siguri nuk do të kalojë shumë kohë para se edhe konkurrenca e saj ta bëjë këtë. Për Claude nuk flitet aq shumë sa Gemini apo ChatGPT, por është shumë në garë.