ÇKA SHIHNIN ATA BURRA PËRTEJ TERRIT (Ademit e Hamzës)

Çka shihnin ata burra përtej territ

Që të nxirrte sytë me verbëri robërie

Përtej tymit që shpërthente

nga themelet e shtëpive të tyre

ku fëmijët po i bënin detyrat e fundit

duke rënë pranë nënave të vdekura

 

Ne nuk do ta dimë kurrë

Çka shihnin Ademi e Hamza

Përtej vdekjes

Por teksa shohim lirinë tonë

Mund ta marrim me mend

Se ata na shihnin ne

Këtu ku jemi tash e atje për ku jemi nisur

Sepse ashtu janë heronjtë

Shohin të ardhmen që larg

Nga lartësia

27 nëntor 2012

(Milazim Krasniqi)