Gjykata e Qarkut në Sitten/Sion (Kantoni Valis) ka dënuar deputetin nacional Jean-Luc Ador për diskriminim racor.
Pas rastit të një vrasjeje që kishte ndodhur në një xhami në St. Gallen, ai në rrjetet sociale kishte shkruar kështu: “Ne duam më shumë nga këto”.
Vrasja kishte ndodhur në muajin gusht të vitit 2014. albinfo.ch ka shkruar gjerësisht rreth saj pasi që si vrasësi ashtu dhe i vrari ishin shqiptarë.
Bazuar në këtë tekst, gjykata ka ardhur në përfundimin se këtu kemi të bëjmë me shkelje të nenit të diskriminimit në bazë race, siç e formulon Kodi Penal i Zvicrës. Sipas gjykatës, në tekstin në fjalë, lexuesit mesatarë nuk kanë mundur të dallojnë ironinë.
Po ashtu sipas gjykatës, Addor, bazuar në përvojën e tij juridike dhe politike dhe stigmatizimin sistematik të islamit në javët para publikimit të këtij tweet-i, ai duhej t`i kishte parasysh reagimet që mund të ngjallte postimi i tij.
Ky postim në Twiiter kishte shkaktuar përshtypjen se pjesëtarët e komunitetit mysliman janë inferiorë, gjegjësisht më pak të vlefshëm se të tjerët.
Addor për këtë shkelje dënohet me gjobë prej 3000 frangash dhe me një dënim me kusht me para./Mesazhi/