Çka është myslimani? Është mëkëmbës i Zotit ne Toke. Mëkëmbës! Çka është Zoti? Mjafton t’i lexojmë 99 emrat e Tij edhe t’a kuptojmë. Çka po kërkon Zoti prej neve? Me u mundu qe ne mënyrën me te mire te mundshme me e përfaqësu Zotin ne Toke. Apo jo? Këtë amanet veç Njeriu guxoi ta marre. Qiejt, malet, toka u frikësuan ta merrnin.
A na ka ngarku Zoti me te drejta qe na po ia mveshim vetes, gjithnjë NE EMER te Zotit?! Jo! Ne e kemi marre përsipër me e luajte rolin e gjykatësit. Pse? Shume te drejte jemi sa qe duhet edhe me nda drejtësinë a? Ne po gjykojmë moralin e tjetrit? Pse? Aq te moralshëm e te pagabueshëm jemi a? Jo!!!
Neve Zoti nuk na ka obligu me i urrejte personat qe bëjnë gabime, ne mund ta urrejmë veprën por jo personin i cili nuk e bën jetën e njëjtë me tonën. Këto janë pune ekskluzive te Zotit!
İ njëjti pushtet i cili një grupi ia mohon disa te drejta, nesër mund t’i mohoj ty te drejtat e tua. Nëse pushteti paska te drejte me ia imponu dikujt nje menyre te te jetuarit, atëherë paska te drejte edhe ty me ta imponu mënyrën tende te te jetuarit. Sa me te lire te gjitha grupet tjera, aq me i lire do te jesh edhe ti.
Mu, ty, Ahmedin e Asran, Johnin e Julian, Mateon e Matilden, Natalian e Nikolain, Masamban e Malawan, Sitaran e Soman, Annaishan e Atsushin, Chengin e Chu Huan na krijoi i njëjti Zot. Prejardhja është e njëjtë, prej Ademit e Havës!
A e dini se çka ndalon Islami, meqë veç po keni prirje me shume me u fokusu ne ndalesa se sa ne ESENCE? E ndalon Urrejtjen, Shpifjen, (Para)gjykimin (sepse thërret për ta arsyetu gabimtarin e jo denu). Islami thërret për EMPATI, për Falje e Mëshirë.
Përgatitja e Hallvës çfarë dispozite e ka ne Islam? Hallall a haram? A është tradite a bidat (risi)? 😊 Haje evladi jem hallvën se t’kënaqë!
Për fund, me duhet ta bej lutjen e Profetit Musa kur i tha Zotit, “…zgjidhma nyjen nga gjuha (ma largo mangësinë e të shprehurit), që ata të kuptojnë fjalën time…”. Amin!
Paqe! Paqe! Paqe!
PhD Merjeme Gashi