Nënat që sapo kanë sjellë në jetë një fëmijë janë goxha të shqetësuara, veçanërisht nënat e reja.
A po fle sa duhet?, a është duke u ushqyer sa duhet?, a është temperatura në rregull?, a është gjidhënia ne rregull? … e shumë pyetje tjera kalojnë nëpër kokën e një nëne.
Pasi të kenë lindur nënat fillojnë edhe gjidhënien, e ndër pyetjet më të shpeshta tek to është edhe a ka mjaftueshëm qumësht foshnja.
Mjekët kanë dhënë një përgjigje rreth kësaj.
Në qoftë se ndjeheni rehatshëm gjatë gjidhënies dhe foshnja juaj duket e lumtur si dhe lagë pelenat, atëherë gjithçka është ne rregull.
Gjate 48 orëve të para, bebet mund të kënë dy apo tre pelena të lagura. Ndërsa duke filluar nga dita e pestë duhet të kenë pelenat e lagura deri në gjashtë herë në ditë.