Manchester City e ka mbyllur një tjetër ndeshje pa fitore. City të enjten barazoi ndaj Evertonit. Ndeshja e luajtur në “Etihad” përfundoi me rezultatin 1:1 dhe i takoi javës së 18-të të Premier Leagues së Anglisë.
Është kjo ndeshja e pesë pa fitore e Cityt, përfshirë edhe humbjen nga Juventusi në Ligën e Kampionëve. Ka edhe dy humbje e një barazim në Premier League.
Bernardo Silva shënoi gol për epërsinë e kampionit të Anglisë. Ai realizoi golin në minutën e 14-të, por në minutën e 36-të, Evertoni barazoi rezultatin. Për 1:1 shënoi gol Iliman Ndiaye.
Në minutën e 43-të Erling Haaland humbi penallti.
City nga 18 ndeshje ka fituar 28 pikë, kurse Evertoni i ka 17 pikë nga 17 ndeshje. City është 11 pikë para liderit Liverpoolit, skuadër e cila ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.