Kampioni i Anglisë, Manchester City ka siguruar shërbimet e sulmuesit të krahut, brazilianit Savio ka njoftuar të mërkurën “Sky Sports”.
Bëhet e ditur se City tashmë ka arritur marrëveshje me Gironan për transferimin e 19-vjeçarit në fund të këtij edicioni.
Marrëveshja mes palëve pritet të zyrtarizohet së shpejti, ndërsa Savio do të jetë i fokusuar deri në verë për ta ndihmuar Gironan të vazhdoj me rezultate pozitive në La Liga.
Thuhet se City do të paguajë mbi 30 milionë euro për Savion, i cili para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Gironas nga Troyesi i Francës. Në 27 ndeshje të luajtura për Gironan deri më tani, Savio ka shënuar 7 gola dhe ka bërë po aq asistime.