Manchester City dhe Monaco kanë dhuruar një spektakël të paparë, duke shënuar tetë gola në 90 minuta.
Skuadra angleze mposhti atë franceze me rezultat 5-3 në një ndeshje me shumë rikthime.
Pjesën e parë Monaco e përfundoi në avantazh, ku pas golit të Raheem Sterling, Falcao dhe Mbappe Lotin përmbysen rezultatin.
Në pjesën e dytë Radamel Falcao fillimisht humbi penalltinë në minutën e 50-të, para se Aguero të barazonte rezultatin në minutën e 58-të.
Kolumbiani përsëri riktheu rezultatin për herë të fundit në minutën e 61-të, për ti hapur rrugë tre golave të Manchester City.
Sergio Aguerro në minutën e 71-të, John Stones në minutën e 77-të dhe Sane në minutën e 82-të i siguruan fitoren skuadrës së Pep Guardiolës.
Ndeshja e kthimit do të luhet me 15 mars.