Manchester City ka telashe të shumta me lëndimet e lojtarëve dhe trajneri Pep Guardiola është në hall të madh.
Grumbullimet e përfaqësueseve kanë bërë që hië më pak se gjashtë lojtarë të Cityt të kthehen në klub të lënduar.
Bëhet fjalë për sulmuesin Erling Haaland, pastaj anglezët John Stones e Kyle Ëalker, si dhe portugezët Ruben Dias e Bernardo Silva. Asnjëri prej këtyre futbollistëve nuk dihet se a do të jetë i gatshëm për t’u aktivizuar në ndeshjen kundër Arsenalit, që luhet të dielën dhe është derbi i Premier Leagues.
Po ashtu, nuk është e sigurt nëse edhe Kevin De Bruyne e Manuel Akanji do të jenë të gatshëm për lojë pasi nuk janë rikuperuar plotësisht nga lëndimet.
Aktualisht, City është në garë për të mbrojtur tre trofetë e edicionit të shkuar – titullin e Premier Leagues, Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve.