City mposht rivalin lokal

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar fitore ndaj Manchester Unitedit me rezultatin 3:1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Premier League.

Mysafirët e nisën më mirë ndeshjen, pasi në minutën e 8’të shënuan gol me anë të Marcus Rashford, shkruan Indeksonline

Me epërsi të “Djajve të Kuq” 0:1 u mbyll pjesa e parë.

Në të dytën ekipi i Pep Guardiolas tregoi “dhëmbët” dhe shënoi tri gola.

Fillimisht rezultatin e barazoi Phil Foden në minutën e 56’të dhe më pasi po i njëjti kaloi “citizën” në epërsi.

Golin e fundit në këtë ndeshje e shënoi Erling Haaland në minutat e fundit të ndeshjes.

Me fitore City shkon në kuotën e 62 pikëve në pozitën e dytë, një më pak se lideri Liverpool (63).