City lëshon pikë edhe ndaj Feyenoordit

Ndonëse ishte duke udhëhequr 3:0 ndaj Feyenoordit, Manchester City në fund fitoi vetëm një pikë.

Të martën mbrëma në “Etihad”, City e skuadra holandeze barazuan 3:3.

Për skuadrën e Pep Guardiolas, dy gola i shënoi Erling Haaland e një Ilkay Gundogan.

Haalandi shënoi në minutën e 44-t nga penalltia dhe në minutën e 50-të. Tani i ka 46 gola në 44 ndeshje në Champions. Gundogan shënoi në minutën e 53-të.

Por epërsia 3:0 nuk i mjaftoi kampionit anglez.

Anis Hadj-Moussa, në minutën e 75-të, Santiago Gimenez në minutën e 82-të dhe David Hancko në minutën e 89-të shënuan për Feyenoordin që mori pikë të madhe.

City ndali serinë prej pesë humbjeve, por sërish dëshpëroi.

Manchester City është vetëm i 15-ti me tetë pikë. Feyenoordi ka shtatë pikë në pozitën e 20-të.