Manchester City është rikthyer te fitorja pasi mposhti Luton Town me rezultat 2:1.
City hyri në lojë duke kërkuar fitoren e tyre të parë në katër ndeshje dhe pa Erling Haaland i cili humbet për shkak të lëndimit.
Pavarësisht gjithë dominimit të Cityt, ishte Lutoni ai që kaloi në epërsi tronditëse në fund të pjesës së parë.
Elijah Adebayo në shtyllën e pasme për rezultatin fillestar 1:0.
City ushtroi presion për barazimin që nga fillimi i periudhës së dytë.
Barazimi erdhi kur Bernardo Silva bëri një goditje të bukur në këndin e poshtëm.
Rezultati u përmbys minuta pas golit të barazimit, ndërsa krosimi i ulët i Julian Alvarez u finalizua nga Jack Grealish.