Manchester City është i gatshëm t’i nisë bisedimet për vazhdimin e kontratës me portierin brazilian, Ederson.
30-vjeçari me kampionin e Anglisë ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Por drejtuesit e klubit anglez dëshirojnë ta blindojnë portierin e parë.
Portier i parë Ederson është edhe te Përfaqësuesja e Brazilit. Ai ka luajtur për Brazilin në 25 ndeshje nga viti 2027.
Ederson iu bashkua Cityt në vitin 2017 nga skuadra e Benficas. Ka luajtur edhe për Rio Aven.