Sulmuesi i Argjentinës, Julian Alvarez mund të largohet nga skuadra e Manchester Cityt gjatë kësaj vere.
Mediumet britanike kanë raportuar të premten se City tashmë i ka caktuar çmimin Alvarezit dhe është në pritje të ofertave për kartonin e tij.
Për ta lënë të lirë Alvarezin, skuadra angleze po kërkon të paktën 80 milionë euro kurse interesim për shërbimet e tij, ka kohë që ka shprehur Atletico Madridi.
Alvarez është i gatshëm të largohet nga City, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2028 për shkak se nuk është i kënaqur me minutazhën që e ka pasur në dy sezonet e fundit.
24-vjeçari ka shënuar 20 gola dhe ka bërë 10 asistime në 67 paraqitje në Premier League, ndërsa me fanellën e Cityt ka fituar 6 trofe, përfshirë këtu dy tituj kampioni të Anglisë dhe Ligën e Kampionëve.