City i hakmerret Barcelonës

Skuadra e Manchester Cityt e ka mposhtur Barcelonën me rezultat 3 – 1 në “Etihad Stadium”.

Edhe pse të parët shënuan mysafirët me anë të Lionel Messit, skuadra e citizën arriti që të rikthej ndeshjen në favor të saj.

Golat për ekipin e Pep Guardiolës i shënuan: Gundogan (2) dhe De Bruyne.

Me këtë fitore City pozicionohet në vendin e dytë me shtatë pikë ndërsa Barcelona mbetet e para me nëntë pikë.