City i fortë për Arsenalin

Manchester City ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Arsenalit në Ligën Premier.

Vendasit ishin më të mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar.

Goli i parë në takim ishte nga Kevin De Bruyne në minutën e 19-të dhe ishte mjaft një gol i bukur nga belgu.

Momenti kur Kevin De Bruyne gjuajti për golin e parë në takim. Foto: Getty Images
Në minutat shtesë të pjesës së parë Ederson shpëtoi Cityn nga një gol pas rastit nga Aaron Ramsey dhe me rezultatin 1-0 përfundoi.

Sergio Aguero shënoi nga pika e bardhë në minutën e 50-të, ndërsa në minutën e 65-të shënoi Alexandre Lacazette pas asistimit nga Aaron Ramsey.

Golin e fundit në takim e shënoi Gabriel Jesus pas asistimit David Silvas.

Momenti kur Gabriel Jesus shënoi golin e qetësisë për Cityn. Foto: Getty Images
Pas kësaj fitore Man City vazhdon në vendin e parë me 31 pikë, kurse Arsenali në të gjashtin me 19 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Pep Guardiolas është ndaj Leicester Cityt, kurse Topçinjtë në xhiron tjetër luajnë ndaj Tottenhamit.