Pas krizës që e pati në kohën e fundit, Manchester City, ka filluar që të kthehet përsëri te rezultatet pozitive.
City të shtunën në shtëpi e mposhti thellë West Ham Unitedin me rezultatin 4:1 në kuadër të javës së 20-të të Premier Leagues.
Për skuadrën e drejtuar nga trajneri, Pep Guardiola, ishte fitorja e dytë rresht.
City kaloi në epërsi në minutën e dhjetë, pas autogolit të Vladimir Coufalit.
Erling Haaland e realizoi golin e dytë dhe të tretë në minutën e 42-të dhe 55-të.
Goli i katërt u shënua nga Phil Foden në minutën e 58-të.
Për West Hamin golin e vetëm e shwnoi Niclas Fullkrug në minutën e 71-të.
City ka lëshuar shumë pikë gjatë ndeshjeve të fundit.
Ka 31 pikë dhe është në vendin e gjashtë.
West Hami ka 23 pikë dhe është në mesin e tabelës.