Skuadra e Manchester Cityt e ka fituar derbin e javës përball Manchester Unitedit me rezultat 2 me 1.
Ndeshja ishte mjaftë e zjarrtë nga dy skuadrat, por ajo e Pep Guardiolës doli të jetë më e fuqishme ku shënoi dy gola në “Old Trafford”.
Golat për Cityn i shënuan: De Bruyne dhe Ihaenacho, ndërsa golin e nderit për ekipin e Jose Mourinhos e shënoi, Zlatan Ibrahimovic.
Edhe pse United deri në fund të ndeshjes nuk u dorëzua duke rrezikuar disa herë portën e Bravos, nuk arritën të shënoni së paku golin e barazimit.
Kështu kjo ishte humbja e parë këtë sezon për Unitedin e cila mbetët me nëntë pikë, ndërsa City vazhdon me fitore të një pas njëshme dhe kryeson tabelën e Premier Ligës me 12 pikë.