City e mposht me lehtësi në Chelsean në “Etihad”

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar fitore ndaj Chelseat në javën e 23-të në Premier League me shifrat 3:1.

Ishte skuadra mysafire që shënuan të parët me anë të Noni Madueke në minutën e tretë.

Por, ekipi i Guardiolas reagoi menjëherë dhe barazoi shifrat në fundin e pjesës së parë me anë të mbrojtësit, Gvardiol.

Në pjesën e dytë, City ishte më kërkues dhe arriti të shënonte dy gola.

Fillimisht Erling Haaland shënoi për 2:1 në minutën e 68’të dhe më pas Phil Foden për 3:1 në minutën e 87’të.

Me këtë fitore, City shkon në kuotën e 41 pikëve në pozitën e katërt, kurse Chelsea bie në pozitën e gjashtë me 40 pikë.