Çitaku: Kosova është e lirë dhe e pavarur, Serbia jeton në të kaluarën

Ambasadorja e Kosovës në Këshillin e Sigurimit, Vlora Çitaku iu është kundërpërgjigjur deklaratave të Nikoliqit për çështjen e Kosovës.

Ajo ka thënë qartë se Kosova është e lirë, e pavaruar dhe e njohur nga pjesa dërmuese e popujve dhe shteteve të lira, transmeton lajmi.net

“Kosova është shtet i lirë, i pavarur, sovran dhe i njohur nga pjesa dërmuese e popujve të lirë dhe shteteve të lira. Nëse Serbia nuk na pranon si shtet, kjo nuk na bënë neve më pak shtet. Serbia është peng i hegjemonisë të së kaluarës”, u shpreh Çitaku në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.

“Bangladeshi sot e ka njohur Kosovën që shfyrtëzoj rastin ta falenderojë qeverinë e këtij shteti. Kosova është anëtare e mbi 50 organizatave regjionale, dhe është në rrugë të qartë drejt BE-së dhe Kombeve të Bashkuara” theksoi Vlora Çitaku.