Në fillim të vitit kompania kishte thënë se Arrow Lake do të ndërtohej në procesorin Intel 20A. Ky objektiv dështoi dhe Intel tha se do të anashkalonte 20A për të kaluar në 18A.
Në të kaluarën Intel kishte thënë se procesorët e ardhshëm Core Ultra me arkitekturën Lunar Lake, nuk do të prodhohen nga vetë kompania. Tani Intel tha të njëjtën gjë për çipet e ardhshëm desktop Arrow Lake.
Por a do të shkaktojë ky vendim i Intel vonesa në lançimin? Apo tek funksionalitetet dhe frekuencat? Padyshim që jo. Megjithatë prodhimi me partnerë të jashtëm medoemos do të ketë efekt të menjëhershëm tek kostoja e prodhimit dhe potencialisht tek çmimi i tyre kur të dalin në treg.
Gjithashtu është çështje krenari për një kompani e cila për dekada me radhë i ka prodhuar vetë çipet. Shefi ekzekutiv i Intel Pat Gelsinger kishte thënë se Lunar Lake do të thyenin këtë traditë dhe do të prodhoheshin në fabrikat e TSMC. Tani të njëjtën gjë po bëjnë edhe me Arrow Lake.
Në fillim të vitit kompania kishte thënë se Arrow Lake do të ndërtohej në procesorin Intel 20A. Ky plan dështoi dhe Intel tha se do të anashkalonte 20A për të kaluar në 18A.
Nga ana tjetër kujtojmë se Intel investoi miliarda dollarë për të avancuar teknologjikisht fabrikat e saj të cilat në letër mbeten konkurrente të TSMC. Edhe pse mori miliarda dollarë mbështetje nga qeveria Amerikane, Intel ende nuk ka asnjë konsumator të jashtëm që dëshiron të prodhojë çipet në fabrikat e saj.
Një muaj më parë Intel shkurtoi mijëra vende pune për të ulur kostot. Vendimi i Intel për të përdorur një fabrikë të jashtme për Arrow Lake do të thotë se kompania duhet të paguajë më tepër që të gëzojë përparësi, një tjetër goditje për krenarinë e saj. Sot të gjithë po vrasin mendjen nëse fabrikat e Intel nuk prodhojnë dot çipe të avancuara.