Cili është vaji më i shëndetshëm për gatim?

Fakti që një vaj është bimor dhe i pasur me acide lyrore të pangopura nuk do të thotë aspak që është vaji më i mirë për gatim.
Shumica e vajrave bimorë janë tepër delikat dhe prishen shumë kollaj akoma pa i hedhur në tigan jo më gjatë temperaturave të larta gjatë gatimit apo skuqjes.
Vaji më i përshtatshëm? Nuk ka asnjë dyshim se vaji më i përshtatshëm për gatim është vaji i ullirit ekstra i virgjër dhe vaji i ullirit thjeshtë i virgjër.

Vaji i ullirit përmban një përqindje të lartë acidesh lyrore të pangopura me një lidhje të dyfishtë, polifenole dhe vitamin E të cilat e bëjnë vajin më rezistent në gatim.

Por duhet pasur parasysh që temperatura nuk duhet të kalojë mbi 180 gradë C dhe të mbuloni tenxheren më kapak. Ndërsa i pari në listë nga vajrat më të papërshtatshëm në gatim është vaji i sojës më pas vjen vaji i misrit, i lulediellit etj.