Një studim i fundit ka treguar që marrja në sasi të vogla e vajit të peshkut redukton dhimbjen nga osteoartriti.
Osteoartriti nuk ka kurim dhe njerëzit që vuajnë nga osteoartriti përpiqen të kalojnë dhimbjet me qetësues inflamatorë duke harruar efektet anësore të tyre në stomak.
Në Australi janë kryer studime që kanë treguar se vaji i peshkut jo vetëm lehtëson simptomat, por dozat e ulëta janë më efektive se dozat e larta.
Në 200 pacientë me moshë mesatare 60vjeç dozat e vogla kanë zvogëluar dyfish dhimbjet e gjurit në krahasim me pacientët që kanë marrë doza më të larta të vajit të peshkut.
Doza ditore e rekomanduar është 1000 mg në ditë./Mesazhi/