Ballina Artikuj Cilëndo të mirë të kësaj dunjaje që e posedon, ji falenderuese ndaj...

Cilëndo të mirë të kësaj dunjaje që e posedon, ji falenderuese ndaj Furnizuesit!

Asnjëherë mos i bëj njerëzit të ndjehen më të ulur dhe më poshtë se ti, në çfarëdo aspekti qoftë.

Por vishu me petkun e modestisë, petk i cili nuk blihet në treg, nuk del nga moda kurrë dhe besimtarit i ngjanë shumë!

Nëse ke dituri, ji modest për hirë të Allahut dhe mos e nënçmo askend gjatë bisedës poqëse gaboi dhe nuk pati njohuri për çfarëdo teme qoftë!

Nëse ke pasuri, jep sa të mundesh dhe mos e ngrit zërin e lavdërimit se je më i lartë se të gjithë!

Nëse ke jetë të lumtur bashkëshortore, mos i trego botës duke bërë naze, përpiqu ta mbashë lumturinë dhe dashurinë nën krahrorin e zemrës dhe mos i bëj çiftet tjera me gjestet tua të mendojnë se ato nuk patën në jetë një fat siç ke ti dhe tu krijosh probleme dhe mposhtje vlerash duke u krahasuar me ty.

Nëse ke fëmijë të mençur, të edukuar, mos ia nënçmo fëmijët askujt tjetër sepse çdo prind e ka ëndër dhe dëshirë të flaktë të ketë fëmijë të hajrit.

Nëse mendon se jeta yte është e qetë dhe e mirë, ndërsa tjerët kanë ndonjë sprovë dunjaje që i ka lodhur dhe i ka rrëzuar për tokë, mos u thuaj kurrë: ” si po ia del, çka të ka gjet po shnosh” mos e shiqo me syrin e fundosjes askend, por përpiqu ta ndihmosh sa mundesh, bile me fjalë, sepse në fakt ska forcë asgjë më shumë se fjala e mirë.

Mos harro: Cilëndo të mirë të kësaj dunjaje që e posedon, ji falenderuese ndaj Furnizuesit, Allahut të plotëfuqishëm, mos rreh gjyks se e mira që posedon është rezultat vetëm i punës tënde por gjithsesi se ndihma e Zotit të solli këtu ku je.

Emine Bajrami

Exit mobile version