Cilat ushqime nuk duhet ti hani nëse keni tension të lartë të gjakut

Tensioni i lartë i gjakut rritë rrezikun nga shumë probleme serioze për shëndetin.

Hulumtimet e fundit tregojnë se një numër i madh i njerëzve kanë tension të lartë të gjakut, por as që janë të vetëdijshëm për këtë.

Tensioni i lartë i gjakut apo hipertensioni llogaritet si shkak kryesorë për sulmet e zemrës dhe në tru, si dhe sëmundjen e veshkëve.

Sikur disa ushqime që mund të ju ndihmojnë për uljen e tensionit të gjakut, njejtë ka nga ato që e ngrisin edhe më shumë tensionin tashmë gjithashtu të lartë, kështuqë do të duhej t’i largoni.

Në vazhdim lexoni cilët ushqime duhet t’i shmangni nëse keni tension të lartë të gjakut.

Kripa

Ekspertët këshillojnë nëse keni tension të lartë të gjakut, para se gjithash të shmangni ushqimin shumë të njelmët (kriposur).

Konsumimi i tepërt i kripës së kuzhinës, në fakt, e ngritëtensionin e gjakut dhe kështu zmadhon rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Nëse jeni mësuar me ushqim të njelmët dhe aromatizuar, për fillim shmangni rishtimin e kripës, kurse shijen e ushqimit mund ta arrini me anë të shumë melmesave tjera dhe bimëve shëruese.

Gjithashtu, shmangni supat dhe shtojcat e ushqimeve nga paketimet sepse ato zakonisht janë tepër të kriposura dhe aromatizuara.

Produktet e mishit dhe ushqimet e gatshme

Përveç supave dhe produkteve nëpër paketime të cekura më herët, nëse keni tension të lartë shmangni edhe produktet e mishit dhe të gjitha ushqimet e gatshme, sidomos picat e ngrira, sepse këto ushqime të shijshme mund të janë një bombë e vërtetë natriumi.

Vetë përgatitja e produkteve të mishit nënkupton shtimin e sasisë së madhe të kripës, e njejta vlenë edhe për brumishte të ndryshme, por edhe salcën e domateve e cila është pjesë përbërëse e picave të gatshme dhe ushqimeve tjera në të cilët shtohet me qëllim më shumë kripë që ta ruajnë shijen.

Gjithashtu, shmangni yndyrnat e ngopura, gjegjësisht lëkurën e pulës dhe ushqimet e shpejta, si dhe ushqimet si qumështi me yndyrë të plotë, mishi i kuq dhe gjalpi./Mesazhi/