Cilësia e infrastrukturës rrugore në Evropë varion, e kjo temë në media shpesh nxit debat.
Ekzistojnë shumë hulumtime për cilësinë e rrugëve në vendet evropiane.
Të dhënat e rang listës që do t’ua prezantojmë vijnë nga “Raporti për konkurrencën globale të prezantuar në Forumin Ekonomik Botëror për vitin 2019”, ku janë vlerësuar 141 shtete, e temat kanë qenë të ndryshme.
Në anketë kanë marrë pjesë 12.987 menaxherë nga industri të ndryshme që i janë përgjigjur 78 pyetjeve, në mesin e të cilave ka qenë edhe cilësia e infrastrukturës rrugore në vendet e tyre.
Atyre u është kërkuar që atë cilësi ta vlerësojnë nga 1 (dobët) deri në 7 (shumë mirë).
Rezultatet e anketës janë kartë që jep një pasqyrë të gjerë të cilësisë së rrugëve në Evropë, e në të mund ta shohim qartë ndarjen mes lindjes dhe perëndimit.
Shumë shtetet sovjetike dhe ato nga Evropa Lindore janë nën notën 4. Në pjesën perëndimore të Evropës, shumica e vendeve arrijnë 4 apo 5 notën.
Por është Holanda ajo që ka rrugët më të mira në Evropë (me notë 6,4) e pas saj renditet Zvicra (me 6,3).
Këto dy vende në rang listën globale pozicionohen në vendin 2 dhe të 3, ku para tyre është Singapori si vendi më rrugët më të mira në botë.