Përpara se të konsideroni se si ti disiplinoni sjelljet e këqija të fëmijëve tuaj, përpiquni të kuptoni shkaqet që kanë çuar një fëmijë që të kryejë një sjellje të tillë, disa prej të cilave mund të jenë:
Ø Sepse fëmija nuk ka mësuar ende se si ta bëjë një sjellje që pritet nga ai ta bëjë.
Ø Sepse përmes kësaj sjelljeje fëmija po përpiqet të ju shprehë ndjenjat etij/saj. Për shembull, fëmija juaj dy vjeçar mund të shkulë nga vazoja lulen tuaj të preferuar, sepse ai është i zemëruar që ju jeni duke u marrë me punët tuaja dhe nuk po i kushtoni vëmëndje. Në këtë rast fëmija është ende i vogël qëtë ju shprehë me fjalë ndjenjat e tij/saj ndaj dhe përdor sjelljen si një mënyrë për t’ua komunikuar atë se çfarë ai/ajo ndjen. Ai/ajo sillet keq që të tërheqë vëmendjen tuaj sepse preferon më mirë një vëmendje me zemërim nga ana juaj sesa të mos ketë vëmendje fare.
Ø Diçka po e mundon atë, për shembull ardhja e një bebeje të porsalindur në familje sjell me vete edhe ndjenjat e frikës dhe të xhelozisë që ju si prindër nuk do ta doni më, dhe që nuk do t’i kushtoni më vëmendje.
Ø Po përpiqet që të përshtatet me ndryshimet që mund të kenë ndodhur, siç mund të jetë ndryshimi i vendbanimit, ndarja e prindërve etj.
Ø Mund të ndihet se është trajtuar në mënyrë të padrejtë nga ju.
Ø Mund të kërkojë më shumë pavarësi nga ajo që ju i keni lejuar që të ketë.
Por si mund ta kuptojmë se si ndihet një fëmijë?
Nëse fëmijët janë ende të vegjël dhe nuk kanë mësuar ende të flasin përpiquni të vëzhgoni mimikën, lëvizjet e trupit dhe llojet e ndryshme të të qarit të tyre për të kuptuar ndjenjat që po përjeton. Gjatë muajit të parë ju mund ta keni të vështirë për të kuptuar qartë se çfarë ndjen foshnja juaj por me kalimin e kohës ju e kuptoni qartë përmes vëzhgimeve të elementëve të mësipërm nëse fëmija juaj është i lumtur, i mërzitur, i gëzuar apo i zemëruar. Ndërsa kur fëmija juaj mëson të flasë, ju mund të përpiqeni të bisedoni me të dhe të flisni rreth ndjenjave që ai ka. Për shembull ju mund t’i thoni: “Më dukesh që je i zemëruar. A mund të më thuash se çfarë nuk shkon?”. Nëse fëmiija juaj e ka të vështirë të flasë rreth ndjenjave të tij, mbase mund të jetë ndihmuese nëse flitet për situatën sikur t’i kishte ndodhur dikujt tjetër. Ju mund t’i thoni: “Kur unë shkova në kopësht për herë të parë isha shumë e frikësuar” ose mund t’i thoni: “Shumë fëmijë ndihen të zhgënjyer dhe të mërzitur nëse nuk e fitojnë garën”. Mbani mend gjithmonë që komunikimi me fëmijët është gjithmonë mënyra më e mirë për të kuptuar ndjenjat e tyre.