Ballina Jeta Familje Cilat jane ilaçet të cilat kurrsesi nuk duhet t’ua jepni fëmijëve të...

Cilat jane ilaçet të cilat kurrsesi nuk duhet t’ua jepni fëmijëve të vegjël?

Edhe pse janë krijuar për të na ndihmuar, barnat shpeshherë mund të jenë të dëmshme, në veçanti për të vegjlit.

Andaj kurrë mos u jepni atyre ilaçe pa u konsultuar paraprakisht me mjekun.

po ua sjellim disa ilaçe të cilat kurrsesi nuk duhet t’ia jepni fëmijës tuaj:
  • Aspirinë – Mund të bëjë një fëmijë të ndjeshëm ndaj sindromës Reye-s, një sëmundje e rrallë, por potencialisht fatale.
  • Ilaçet kundër kollës dhe të ftohtit – Studimet tregojnë se këto ilaçe në të vërtetë nuk ndihmojnë për të zbutur simptomat e fëmijës suaj dhe ato mund të jenë të dëmshme, sidomos kur një fëmijë gabimisht merr më shumë se doza e rekomanduar.
  • Ilaçet kundër të vjellave – Mos i jepni fëmijës tuaj ilaçe kundër të përzierave, vetëm nëse mjeku i tij në mënyrë specifike e rekomandon atë. Shumica e periudhave të të vjellave janë mjaft jetëshkurtra dhe foshnjat dhe fëmijët zakonisht e kalojnë këtë pa ndonjë mjekim.
  • Mjekime të rriturish – Dhënia fëmijës tuaj një dozë të vogël të një ilaçi të destinuar për një të rritur është e rrezikshme.
  • Ilaçet e recetës së një personi tjetër dhe për kushte të tjera shëndetësore– Ilaçe të tilla mund të jenë të paefektshme dhe të rrezikshme për fëmijët.
  • Çdo gjë e skaduar – Hidhni poshtë çdo ilaç që keni marrë me recetë, apo ilaçe për kollën, sapo ato të skadojnë. Gjithashtu hiqni qafe ilaçet që kanë ndryshuar ngjyrën apo formën.
  • Tableta që përtypen – Ato janë një rrezik mbytjeje për foshnjat./Mesazhi/
Exit mobile version