Edhe pse janë krijuar për të na ndihmuar, barnat shpeshherë mund të jenë të dëmshme, në veçanti për të vegjlit.
Andaj kurrë mos u jepni atyre ilaçe pa u konsultuar paraprakisht me mjekun.
po ua sjellim disa ilaçe të cilat kurrsesi nuk duhet t’ia jepni fëmijës tuaj:
- Aspirinë – Mund të bëjë një fëmijë të ndjeshëm ndaj sindromës Reye-s, një sëmundje e rrallë, por potencialisht fatale.
- Ilaçet kundër kollës dhe të ftohtit – Studimet tregojnë se këto ilaçe në të vërtetë nuk ndihmojnë për të zbutur simptomat e fëmijës suaj dhe ato mund të jenë të dëmshme, sidomos kur një fëmijë gabimisht merr më shumë se doza e rekomanduar.
- Ilaçet kundër të vjellave – Mos i jepni fëmijës tuaj ilaçe kundër të përzierave, vetëm nëse mjeku i tij në mënyrë specifike e rekomandon atë. Shumica e periudhave të të vjellave janë mjaft jetëshkurtra dhe foshnjat dhe fëmijët zakonisht e kalojnë këtë pa ndonjë mjekim.
- Mjekime të rriturish – Dhënia fëmijës tuaj një dozë të vogël të një ilaçi të destinuar për një të rritur është e rrezikshme.
- Ilaçet e recetës së një personi tjetër dhe për kushte të tjera shëndetësore– Ilaçe të tilla mund të jenë të paefektshme dhe të rrezikshme për fëmijët.
- Çdo gjë e skaduar – Hidhni poshtë çdo ilaç që keni marrë me recetë, apo ilaçe për kollën, sapo ato të skadojnë. Gjithashtu hiqni qafe ilaçet që kanë ndryshuar ngjyrën apo formën.
- Tableta që përtypen – Ato janë një rrezik mbytjeje për foshnjat./Mesazhi/