Këto janë 5 frutat e thata më të shëndetshme dhe me më së shumëti vlera.
Frutat e thata mund të zëvendsëojnë shumë mirë biskotat e çokollatat që konsumoni mes vakteve, e nëse nga këto të fundit nuk keni asnjë përfitim shëndetësor, frutat e thata veçse të shijshme janë të pasura me vlera ushqyese, vitamina e minerale tejet të dobishme për organizmin.
Ky ndryshim i vogël në dukje në regjimin ushqimor do të kishte shoqërohej me jo pak përfitime. Living do të rendisë më poshtë të gjitha frutat e thata më të mira për ju sipas vlerave ushqyese e përfitimeve shëndetësore.
Fëstëk
Sipas nutricionistëve fëstëkët mbajnë vendin e parë si fruti i thata më i shëndetshëm ! Janë të pasura me disa lëndë ushqyese, përfshirë yndyrna të shëndetshme, proteina dhe fibra.
Kanë më pak kalori se frutat e tjera dhe mund të hani deri në 50 stika në ditë në ndryshim nga bajamat që mund të hani vetëm 10. Ulin inflamacionin dhe stresin oksidativ. Mund të reduktojë nivelet e larta të kolesterolit dhe mbrojnë zemrën
Arrat
Arra konsiderohet një ushqim i trurit për shumë vite. Këtu janë arsyet pse duhet të shtoni këtë frut të thatë në dietën tuaj të përditshme:
Përmbajnë omega 3 që përmirësojnë funksionet e trurit
Parandalojnë plakjen e parakohshme dhe zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Arra e Brazilit
Arrat e Brazilit janë të njohura për përmbajtjen e tyre të selenit , i cili është një antioksidant që mund të parandalojë sëmundje të ndryshme.Rekomandohet për gratë shtatzëna dhe për të trajtuar sëmundjet e tiroides.
Cashews
Ky frut i thatë është i pasur me magnez dhe bakër. Magnezi është një mineral që kontribuon në shëndetin e sistemit muskulor dhe nervor dhe gjithashtu kontrollon nivelet e sheqerit në gjak. Ndërkohë, bakri kërkohet nga trupi për të absorbuar dhe përdorur hekurin.
Bajamet
Bajamet janë të njohura për përmbajtjen e tyre të lartë të vitaminës E, e cila ndihmon në shëndetin e lëkurës.
Përveç kësaj, bajamet vijnë me shumë përfitime të tjera si:
Forcimi i imunitetit
Mbrojtja e trupit nga stresi oksidativ
Janë të pasura me magnez, folate dhe calcium dhe yndyrna të shëndetshme. /