Sahabiu i njohur Ebu Dherri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s i ka thënë: A dëshiron të të lajmëroj cilat fjalë janë më të dashura për Allahun?
I thash: O i Dërguari i Allahut më lajmëro?
Më tha: “Fjalët më të dashura për Allahun janë: “Subhanallahi ve bihamdihi.” (i dëlirë është Allahu si dhe i falënderuar). (Muslimi)
Sipas mendimit të imam Neveviut këto janë fjalët më të mira që njeriu mund t’i thotë, me këto nuk nënkuptohet leximi dhe mësimi i Kuranit, i cili gjithsesi është më i vlefshëm se këto fjalë, sepse është fjalë e Zotit./Mesazhi/