Cilat janë barrierat e industrisë hallall?

Ushqimi hallall është sektori më i madh dhe më i larmishëm brenda ekonomisë islame.

Fjala ‘halal’ lidhet me atë që është e lejuar sipas ligjit islam, dhe në terma ushqimi kjo përfshin kafshët që theren dhe përpunohen në një mënyrë të veçantë. Përveç kësaj, produktet nuk duhet të përmbajnë mish derri apo alkool.

Sipas raportit të Shtetit të Ekonomisë Globale Islamike nga Thomson Reuters, shpenzimet muslimane në sektorin e ushqimit dhe pijeve do të kalojnë 1.9 trilion dollarë deri në vitin 2022.

Zgjerimi i sektorit ka rezultuar në shfaqjen e shumëllojshmërive të shumta halal, nga ushqimi për fëmijë dhe ëmbëlsira, e deri në ushqim të gatshëm.

STANDARDIZIMI

Pavarësisht nga ky zgjerim, mungesa e standardeve ndërkombëtare të ushqimit halal dhe certifikimi uniform po kërcënon të frenojë rritjen e sektorit.

Përderisa Malajzia është lider botëror në renditjen ushqimore hallall, sipas një raporti të publikuar nga “Dubai Center for Islamic Economy Development” dhe Thomson Reuters, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë bërë përparime të rëndësishme për t’u bërë një pikë referimi për rregullimin global.

Autoriteti i Emirateve për Standardizim,- një organ përgjegjës për të gjitha standardet që lidhen me shëndetin, sigurinë, mbrojtjen e konsumatorit – ka certifikuar rreth 200 kompani të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe më shumë se 7,000 produkte hallall.

Sipas drejtorit të përgjithshëm, Abdulla Al Maeeni, kjo skemë bazohet në standardet ndërkombëtare dhe është i pari i këtij lloji në mbarë botën.

Qëllimi është të sigurojë transparencë dhe besueshmëri, ndërsa synon të rrisë praninë e sektorit në tregun ndërkombëtar, duke përfituar nga prodhuesit në mbarë botën.

“Sapo të kemi standarde, atëherë ata [prodhuesit e ushqimit] mund të prodhojnë në sasi komerciale, sepse ata do të kenë një numër më të madh njerëzish,