Ballina Kuzhinë Cila është ora e duhur e të ngrënit Darkë

Cila është ora e duhur e të ngrënit Darkë

Me siguri keni dëgjuar që ngrënia gjatë natës është rruga e sigurt drejt shtimit në peshë. Por pavarësisht këtyre këshillave, kur vjen puna tek të ngrënit, gjërat nuk janë kurrë bardhë e zi.

Në të vërtetë, ngrënia e disa ushqimeve të caktuara gjatë natës mund ta përshpejtojë arritjen e objektivit për një peshë ideale.

Një tjetër e vërtetë është që kur akrepat e orës shënojnë 20:00 ose 21:00 nuk ndodh ndonjë akt i mirëfilltë magjie.

Atëherë, çfarë do të thotë ky rregulli i artë i të mos ngrënit në darkë? Njerëzit janë më pak aktivë gjatë natës, që do të thotë se djegin më pak kalori.

Por nga ana tjetër, darka është periudha kur njerëzit kanë më shumë gjasa të konsumojnë kalori të panevojshme.

Do t’ju mësojMë disa strategji suprizuese që do ju ndihmojnë jo vetëm të humbisni në peshë, por edhe të ndiheni më mirë.

Mos konsumoni ushqime me përmbajtje të lartë glicemie si bukë e bardhë, makarona, oriz etj, që të mbani nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak. Nisja e mbarë e ditës së nesërme, në të vërtetë nis që në mbrëmje.

Studimet kanë treguar se ajo çfarë hani në darkë mund të ndikojë në kundërpërgjigjet e trupit ndaj ushqimit që do të hani për mëngjes të nesërmen.

Optimizimi i sheqerit në gjak është i rëndësishëm jo vetëm për të përmirësuar rënien në peshë por për mirëqenien në përgjithësi.

Mbani nivelin e sheqerit në gjak nën kontroll duke kombinuar ushqime me nivel të ulët glicemie siç janë thjerrëzat, fasulet e zeza, patatet e ëmbla ose gjoksin e pulës dhe salmonin.

Jo të gjithë karbohidratet të shëndoshin Aktiviteti fizik ka një ndikim të pakundërshtueshëm në proceset e trupit dhe metabolizëm. Kur ushtroheni, trupi ndryshon mënyrat si përpunon ushqimin.

Këto ndryshime i çojnë ushqyesit aty ku nevojiten me të vërtetë. Për shembull, pas stërvitjes muskujt përthithin më shumë karbohidrate.

Mos i shmangni karbohidratet pas aktivitetit fizik vetëm sepse është shumë vonë. Hani karbohidrate si patate të ëmbla dhe banane për të furnizuar muskujt dhe energjinë.

Karbohidratet në mbrëmje mbajnë urinë nën kontroll Një studim i kohëve të fundit zbuloi se ngrënia e karbohidrateve në mbrëmje ndihmon në mbajtjen nën kontroll të oreksit gjatë ditës.

Gjetjet e studimeve treguan se njerëzit që konsumojnë shumicën e karbohidrateve në darkë, si drithëra të ndryshme, përjetonin ndryshime hormonale që pakësonin urinë.

Aftësia për të kontrolluar urinë është një strategji kryesore për një rënie në peshë të suksesshme.

Proteinat në darkë ndihmojnë muskujt Shumë njerëz besojnë se nëse hanë përpara se të shtrihen për të fjetur, trupi nuk do të tresë ushqimin teksa ju flini. Kjo nuk është e vërtetë.

Teksa ju flini, trupi nuk resht së funksionuari. Zemra rreh, mushkëritë qarkullojnë ajër. Ngrënia strategjike përpara fjetjes mund të optimizojë përpjekjet e muskujve.

Sportistët konsumojnë vakte të pasura me proteina si qumësht, djathë, kos dhe pluhur proteinash përpara se të flenë për të ndihmuar muskujt të jenë më të fortë. e rëndësishme është të mos hani darkë pas orës 8 ose 9 të mbrëmjes./Mesazhi/

Exit mobile version