Përgjigja e Shejkhul-Ez’her, Dr. Ahmed Et-Tajjib,
Pyetje: Cila është më e mirë, blerja e kurbanit dhe therja e tij apo shpërndarja e vlerës së tij për fukarenjtë?
Përgjigjet Shejkhul-Ez’her: Fillimisht, kjo pyetje, që është përhapur kohëve të fundit, është si thënia e disa njerëzve: Lëreni rrotullimin (tavafin) rreth Qabes dhe silluni rrotull fukarenjve!
Apo, thënia e disa të tjerëve: Të japësh sadaka vlerën e kurbanit është më e mirë se therja e tij!!
Ose, thënia e dikujt tjetër: Një kafshatë në gojën e të uriturit është më e mirë se ndërtimi i njëmijë xhamive!
Për t’ju përgjigjur këtyre pyetjeve të fryra, themi me ndihmën e Allahut:
– Së pari: Këto fjalë, pa marrë parasysh, se a e di apo nuk e di, qëllimi i tyre është zhvlerësimi i myslimanëve në dispozitat e dukshme, përmes të cilave shfaqen dispozitat e tjera islame dhe përmes tyre dallohet nga të tjerët;
Ose, ata, të cilët i thonë këto fjalë, nuk e njohin të vërtetën e fesë, dispozitat e urta të saj dhe renditjen e gjërave parësore.
Fukarenjtë kanë ekzistuar në çdo kohë, që nga koha e Pejgamberit (a.s), e deri në kohën tonë sot, dhe askush nuk e ka thënë një fjalë të tillë të ftohtë.
– E dyta: Pjesa më e madhe, e atyre që bëjnë Umre të shumta, të cilëve Allahu u ka dhënë pasuri, njihen gjithashtu edhe për sadakatë (lëmoshat) dhe kontributet e tyre; sepse në shumicën e rasteve, nuk i kushtojnë rëndësi Umres, duke e kryer disa herë, përveçse ata, të cilët e kanë zemrën të mbushur me besim.
– E treta: Përse nuk janë krahasimet, veçse mes Umres, kurbaneve, dispozitave islame, ndërtimit të xhamive dhe mes fukarenjve?!
Përse nuk thuhet: Mos blini mish dy herë në javë, blini një herë në muaj dhe silluni rrotull fukarenjve!
Përse nuk thuhet: Mos e pini cigaren (duhanin), dhe paret e tij, jepjani fukarenjve!
Përse nuk thuhet: Lërini gëzimet familjare nëpër restorante luksoze dhe shpenzimet marramendëse, dhe silluni rreth fukarenjve!
Përse i shpenzoni paratë në luks, në muzikë, në filma, në seriale, në ndeshje futbolli, në internet… dhe të mos sillet tërë kjo pasuri rreth fukarenjve!
Përse!! Dhe përse!!
Pyetja e jonë tani, është se përse nuk na lini me dispozitat tona, që të kënaqemi me to?
Përse krahasoni mes dy adhurimeve, që të dyja kanë mirësitë e tyre, sikur u dëshirohet njerëzve të lënë çdo gjë dhe të interesohen, vetëm për një adhurim të vetëm!!
Këto pyetje përpunohen natën prej atyre, që i thurin kurthe kësaj feje, pastaj u shfaqen ditën myslimanëve, i marrin mendjelehtët prej tyre dhe ata, të cilët mashtrohen me anën e jashtme të shprehjeve dhe delikatesën e tyre, e nuk e dinë se çfarë ka pas tyre prej faktorëve të shkatërrimit të dispozitave islame, të dukshme dhe të padukshme. Pastaj, pjesa më e madhe e atyre, të cilët i qarkullojnë këto shprehje, në shumicën e rasteve nuk sillen (nuk bëjnë tavaf) rreth Qabes, e as rreth fukarenjve!!
Me një fjalë, përgjigjja ndaj pyetjes është se: Kurbanet janë më të mirë dhe qëndroi kësaj gjëje dhe mos i kushto vëmendje këtyre pretendimeve, që kërkojnë të mohojnë dispozitat e myslimanëve dhe fshirjen e tyre nga ekzistenca.
Nëse ther kurban dhe je i kujdesshëm ndaj fukarenjve deri në këtë mas, atëherë shpërndaje tërë kurbanin apo edhe më shumë se një kurban, ndaj fukarenjve; ose jepe pasurinë tënde për fukarenjtë dhe të varfrit… e na i lër ne kurbanet tonë.
E, nëse refuzon dhe, edhe mendja jote e refuzon, përveçse të na largosh nga dispozitat tona, atëherë më mirë hesht. Allahu është Ndihmësi ynë!
Allahu i Madhëruar thotë: “Kush i madhëron dispozitat e Allahut, atëherë kjo është prej përkushtimit të zemrave!” – (Kur’ani, El-Haxh: 32)
____________________
Përktheu nga arabishtja dhe përshtati në shqip:
Lavdrim Hamja