Qyteti i Çikagos njohu një fundjave të përgjakshme me të paktën 12 shkëmbime zjarri vdekjeprurëse, kryesisht për larje hesapesh mes bandash rivale, në këtë qytet që në vitin 2016 ka regjistruar një rekord vrasjesh që nuk arrihej që prej 20 vitesh.
“Jo më pak se 27 incidente të ndryshme përfshirë edhe goditje me armë zjarri janë regjistruar këto dy ditë, mes të cilave 12 kanë shkaktuar vdekjen e të paktën një personi, theksoi shefi i policisë, Eddie Johnson gjatë një konference për shtyp.
Shumica e këtyre incidenteve ishin sulme të shënjestruara të bandave kundër anëtarëve të bandave rivale dhe të grupeve që ishin mbledhur për festat”, theksoi Eddie Johnson.