A janë cigaret elektronike më të dëmshme se ato normale? Sipas një studimi të fundit përgjigja është po. Në fakt autori i këtij studimi ka thënë se nga një këndvështrim mjekësor, cigaret elektronike janë më të dëmshme se cigaret normale.
Shumë studime kanë treguar për efektet negative, që cigaret elektronike kanë. Mirëpo sipas dy studimeve të fundit, këto efekte negative janë shumë më të mëdha se cigaret normale. Në këtë studim, janë vëzhguar disa pjesëmarrës, të cilët përdornin cigare elektronike si dhe një pjesë e tyre që përdornin cigare normale.
Pas analizave të bëra, si rezultat është vërejtur se personat që përdornin vetëm cigare elektronike kishin nivel më të lartë të kolesterinës së keqe në gjak, në krahasim me ata që përdornin cigare normale.
Edhe pse u bë me një numër relativisht të vogël, gjithsesi, ky studim ka dëshmuar edhe një herë për efektet negative, që ato kanë për shëndetin e zemrës.