Një çift amerikan janë dënuar me 15, respektivisht 20 vite burgim pasi shpërndanë deklarata raciste dhe kërcënuan me sulme terroriste.
Një gjykatë shtetërore e Georgias dënoi Joel Torres dhe Kayla Norton, me 20 vjet dhe 15 vjet burgim.
Ata u dënuan pasi kishin perhapur kërcënime terroriste poashtu. Torres po ashtu u dënua për sulmet e provokuara.
Në korrik 2015, çifti kishin hipur në një kamionë duke valvitur flamurin e Konfederatës, flamuri i përdorur në Luftën Civile dhe sot konsiderohet si një simbol i racizmit nga shumë amerikanë.
Pasi kishin sulmuar verbalisht disa shoferë afrikano-amerikan, ata u ndalën para shtëpisë së një familjeje me ngjyrë në Douglasville, të cilët po festonin ditëlindjen e një fëmijë tetë vjeçar.
Njëri prej tyre kishte gjuajtur me armë gjahu, ndërsa tjetri kishte fyer dhe kërcënuar të pranishmit.
“Ata përdorën sharje raciste dhe kërcënuar për të vrarë disa nga të pranishmit. Ata madje kërcënuan të vrasin njërin nga fëmijët në festë.”
Dënimi për Torres dhe Norton erdhi më pak se dy muaj pasi një gjykatës federal në Karolinën e Jugut e dënoi supremacistin e bardhë Dylann, i cili kishte vrarë nëntë persona në një kishë. /MESAZHI/