Chrome në Android mund të lexojë uebfaqet me zë të lartë

Funksionaliteti i shumëpritur do të rrisë aksesibilitetin në aplikacione duke e bërë më të shfletoni një uebfaqe ndërsa jeni të zënë me diçka tjetër.

Chrome në Android ka një funksionalitet të ri quajtur “Listen to this page” ku përdoruesit mund të zgjedhin që një uebfaqe të lexohet me zë të lartë brenda aplikacionit.

Funksionaliteti i shumëpritur do të rrisë aksesibilitetin në aplikacione duke e bërë më të shfletoni një uebfaqe ndërsa jeni të zënë me diçka tjetër.

Funksionaliteti nuk mbështetet nga të gjitha uebsajtet, por nëse gjeni opsionin “Listen to this page” në menunë me tre pika në cepin e djathtë lart në aplikacionin Chrome, atëherë mund ta shfrytëzoni.

Ka opsione kontrolli të ngjashme me një podkast ku mund ti një pauzë, ta luani, të ndryshoni shpejtësinë apo të kaloni një pjesë të saj. Funksionon në gjuhët Angleze, Franceze, Gjermane, Arabe, Hindu dhe Spanjolle.

Për secilën prej gjuhëve, ka opsione të ndryshme zëri. Funksionaliteti vjen së bashku me debutimin e Chrome 125.