Google e dokumentoi problemin e sigurisë si të profilit të lartë dhe ka emrin e koduar “CVE-2023-51217.”
Një problem i ri sigurie zero-ditor është zbuluar në disa prej softuerëve më popullor sipas Google dhe po shfrytëzohet për të kryer sulme.
Ekipi i sigurisë së Google tha se problemi vjen nga një sistem enkodimi media për formatin WebM. Lë të hapur dhjetëra program për sulme nga Chrome tek Firefox, Skype dhe BLC.
Google e dokumentoi problemin e sigurisë si të profilit të lartë dhe ka emrin e koduar “CVE-2023-51217.”
Mozilla ka konfirmuar se Firefox, ashtu si Chrome është i hapur ndaj sulmeve që realizohen përmes kësaj dobësie sigurie. Impakti kaq i lartë i saj ka të bëjë me faktin se formati VP8 WebM përdoret në kaq shumë softuerë në mbarë botën.
Nuk janë vetëm aplikacionet e biznesit si Skype apo aplikacione të preferuara si VLC por përfshihen edhe programe të zhvilluara nga AMD, Nvidia dhe Logitech. Konkretisht se cilët programe janë ekspozuar nuk është e qartë por një listë e tyre që përdorin formatin e gjeni në këtë lidhje.
Lajmi më i keq është se dobësia e sigurisë po shfrytëzohet për të realizuar sulme ndërsa lajmi i mirë është se kompanitë po reagojnë. Chrome 117 dhe Firefox 118 kanë adresuar problemin.