Gjithashtu menaxhimi i PDF është përmirësuar. Një panel anësor i ri bën të mundur të shikoni të gjitha faqet PDF në miniaturë dhe kapërcyer shpejtë në një faqe specifike.
Google lançoi disa veçori të reja në Chrome duke cituar edhe performancën e shtuar në shfletues. Chrome tani ka menaxhim më të mirë të dokumenteve PDF, shpërndarje të lehtë të lidhjeve e shumë të tjera.
“Link to Highlight” është një funksion i cili përdoret për të ndarë një tekst të nënvizuar me miqtë apo kolegët e punës. Mjafton të selektoni tekstin në një uebfaqe dhe të klikoni me të djathtën e më pas opsionin “Copy link to highlight.” Duke hapur këtë lidhje marrësi automatikisht dërgohet tek seksioni ku gjendet teksti i nënvizuar.
Aktualisht opsioni po lançohet në Chrome për desktop dhe Android.
Gjithashtu menaxhimi i PDF është përmirësuar. Një panel anësor i ri bën të mundur të shikoni të gjitha faqet PDF në miniaturë dhe kapërcyer shpejtë në një faqe specifike.
“Penetration Mode” fsheh të gjithë mjetet për tu fokusuar tek përmbajtja. Një tjetër opsion i ri që po vjen në Chrome është ngrirja e tabeve për grupet e mbyllura. Kështu shfletuesi do të reduktojë konsumin e memories dhe përdorimin e procesorit për grupet e tabeve të mbyllura duke përmirësuar performancën.
Së fundi Google foli për rritjen e performancës. Chrome redukton përdorimin e procesorit me 35% dhe rrit jetëgjatësinë e baterisë me 1.25 orë në kompjuterët Mac dhe Windows. Gjithashtu shfletuesit tani konsumon vetëm 100MB për çdo tab të hapur.