Ballina Lajmet Kosovë Chollet flet me Kurtin, ia kujton zbatimin e menjëhershëm të Asociacionit

Chollet flet me Kurtin, ia kujton zbatimin e menjëhershëm të Asociacionit

Këshilltari i Lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në lidhje për takimin e sotëm në Bruksel.

Chollet theksoi se temë ishte edhe themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe partneriteti i fortë mes SHBA-së dhe Kosovës.

“Bisedë shumë e mirë me kryeministrin Albin Kurtin për takimin e liderëve të 2 majit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut të Lehtësuar nga BE-ja, rëndësinë e zbatimit të menjëhershëm të Asociacionit për Komunat me shumicë Serbe dhe partneritetin e fortë SHBA-Kosovë”.

Exit mobile version