Sipas “Chicago Tribune” të cituar nga “BBC”, gjysma e goditjeve me armë përgjatë pushimeve katër ditore ndodhi në 12 orëshin që festohej pavarësia (4 korrik), më konkretisht mes orës 15:30 të martën dhe 03:30 të mërkurën. Më problematike ishin pjesët jugore dhe perëndimore të Chicagos.
Viktima më e re në moshë ishte djalë 13-vjeç, ndërsa më e moshuara ishte një grua 60-vjeçare.
Presidenti Trump sëfundmi tha se po dërgonte agjentët federalë për të ndihmuar policinë lokale në kontrollimin e situatës.
Sipas medias lokale, vetëm gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 500 vrasje në Chicago.
Me 101 persona që u qëlluan me armë fundjavën e pushimeve, numri total i të qëlluarve me anë në Chicago përgjatë vitit 2017 arrin në 1800.