Nicolas Jackson dhe Enzo Fernandez ishin sërish vendimtarë në fitoren e Chelseat.
Chelsea të dielën shënoi fitoi ndaj Aston Villas me rezultatin 3:0 në kuadër të javës së 13-të të Premier Leagues.
Jacksoni e realizoi golin e parë në minutën e shtatë. Fernandez ishte shënuesi i golit të dytë në minutën e 36-të dhe Cole Palmer e realizoi golin e tretë në minutën e 83-të.
Të dy futbollistët edhe në ndeshjen e kaluar në Premier League shënuan gola në fitoren e Chelseat 2:1 ndaj Leicester Cityt.
Chelsea ka 25 pikë dhe është në pjesën e epërme të tabelës.
Aston Villa ka 19 pikë dhe është në vendin e 12-të.