Ballina Sport Futboll Chelsea rikthim spektakolar në ndeshjen ndaj Tottenhamit

Chelsea rikthim spektakolar në ndeshjen ndaj Tottenhamit

Chelsea është kthyer nga humbja ndaj Tottenhamit, duke marr tri pikë të mëdha pas fitores me rezultat 4-3, në derbin e Londrës në kuadër të javës së 15-të të Ligës Premier.

Dhjetë minutat e parë të lojës, Tottenham arriti të kryesonte ndaj Chesleat me rezultat 2-0 dhe këtë për fajin e spanjollit Marc Cucurella.

Në Londër binte shi dhe mbrojtësi spanjoll me sa duket nuk kishte veshur këpucët me thumba adekuat.

Cucurella rrëshqiti fillimisht në minutën e pestë, duke ia dhuruar topin Brennan Johnsonit, i cili asistoi te Dominik Solanke që i vetmuar që nuk e pati të vështirë të shënonte për 1-0.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, sërish Cucurella rrëshqiti dhe topi arriti tek Dejan Kulusevski, i cili me një gjuajtje të shkëlqyer shtoi rezultatin në 2-0.

Por Jadon Sancho me një super gol arriti të rikthej Chelsean në lojë, me një gol nga jashtë zonë në minutën e 18-të për 2–1.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë edhe pse kishte shumë raste të tjera, ndërsa në të dytë vetëm një skuadër u pa në fushë.

Në minutën e 60-të, Chelsea fitoi penallti, ndërsa nga pika e bardhë ishte i saktë Cole Palmer që mbposhti Fraser Forsterin për 2-2.

Chelsea nuk ndali sulmet, ndërsa në minutën e 74-të, Enzo Fernandez me një goditje të fortë shënoi për 3-2.

Dilema e fituesit u shua në minuën e 84-të, kur Cole Palmer edhe njëherë mposhti Forsterin nga pika e bardhë me një “panenka” për 4-2.

Tottenhami hapi ndeshjen në kohën shtesë, me James Maddison që asistoi te Heung-Min Son që shënoi nga afër për 4-3.

Chelsea me këtë fitore ngjitet në vendin e dytë me 31 pikë, para Arsenalit dhe Man Cityt, ndërsa lider mbetet Liverpooli me 35 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Exit mobile version